Politika Rama: Apartamentet stok do i marrim vetëm me çmim të ulët

Rama: Apartamentet stok do i marrim vetëm me çmim të ulët

Kryeministri, Edi Rama në mbledhjen e sotme të gjendjes së jashtëzakonshme bëri një thirrje për të gjithë ndërtuesit që kanë apartamente stok.

Rama tha që nuk është koha që këto apartamente ti përdorin në funksion të fitimit të firmave.

“Do të bëjmë një thirrje për ata që kanë apartamente stok, por me një çmim të ulët. Të gjitha ata që disponojnë stok duhet ta dinë që nuk rasti për të bërë pazar apo tregti. Në rast se do të marrim çmimin në tavanin që do të përcaktojmë sipas analizave të tregut në një tavan të ulët do të procedojmë, përndryshe nuk do të procedojmë më tutje. Sepse nuk është rasti për të blerë apartamente në funksion të fitimit të firmave”.