Kryesore Rama: Artist, ç’janë këta që ankohen pse ke zaptuar ashensorin e pallatit?

Rama: Artist, ç’janë këta që ankohen pse ke zaptuar ashensorin e pallatit?

Bashkia e Tiranës, në një deklaratë për mediat, akuzoi kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, se ka zaptuar ashensorin e pallatit ku jeton.

“I bëjmë thirrje Lulzim Bashës të lirojë ashensorin e pallatit ku banon, gjithashtu hapësirë e përbashkët e të gjithë banorëve të pallatit që ai ka zaptuar ilegalisht, me qëllim që të ngjitet me ashensor personal në pallatin me shtesë të paligjshme me pamje nga liqeni artificial”, thuhej në deklaratën e Bashkisë Tiranë.

Në një postim në Twitter, kryeministri Edi Rama shkroi: “Artist ç’janë këta që ankohen pse ke zaptuar ashensorin e pallatit? Po si mund të ngjitesh e të zbresësh ti me të tjerë, kur në zbritje s’të ka dalë ende gjumi, ndërsa në ngjitje të ka marrë krejt gjumi! Ti shyqyr e bëre PD si ashensorin, jo më të lirosh ashensorin. Ta harrojnë”.