Kryesore Rama, Bashës: Kur do flasim?

Rama, Bashës: Kur do flasim?

“Kur do flasim?”, kjo ishte pyetja që kryeministri Edi Rama ka për Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pyetjen, kreu i qeverisë e bëri sot nga Samiti i Dytë i Diasporës, ku i ftuar për të mbajtur fjalën e tij ka qenë edhe Basha, por ka refuzuar ftesën “për të mos u bërë fasadë”.

“Atyre shqiptarëve që sot ishin të ftuar këtu, por nuk erdhën, unë u them vetëm një gjë: Kur do flasim?”, tha Rama, duke kujtuar se shqiptarët nuk ka asgjë që i mund kur janë bashkë, dhe se rreziku më i madh i shqiptarëve janë vetë shqiptarët kur vihen përballë.

“S’mund të bëj sikur këtu s’ka ndodhur asgjë ditët e fundit. Këtu është e njëjta histori, e shqiptarëve që u kundërvihen shqiptarëve, thjeshtë për hesapet e vogla të katundit dhe të mjedisit politik. Shqiptarët kundër shqiptarëve këtu në Shqipëri kanë krijuar idenë se kjo kohë e re e Shqipërisë është koha kur Parlamenti qenka pushtuar nga kriminelët.”

Rama tha se historia ka treguar dhe se sotmja tregon se armiku më i madh i shqiptarëve janë vetë shqiptarët. “Kur bashkohemi askush nuk na mund. Prandaj u them edhe shqiptarëve në Tuz u them bashkohuni dhe mos lejoni të humbi për shkak të armiqësive të kota me njëri tjetrin.”