Politika Rama-Bashës: Të kam konsideruar e të konsideroj mik, mos hy në garë...

Rama-Bashës: Të kam konsideruar e të konsideroj mik, mos hy në garë me atë të foltores

Kryeministri Edi Rama ripërsëriti këshillën drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha, që të mos imitojë ish-kryeministrin Sali Berisha. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë i tha Bashës se “nuk mundet dot që të bëhesh ti goja më e shthurur e këtij parlamenti. Për mua si një njeri që të kam konsideruar dhe të konsideroj mik është fyese.”

“Lulzim ta kam thënë që hallexhinjve nuk u shtoj hallet. Je hallexhi sot. Unë po të ndjek dhe më vonë kemi kohë prapë. Zgjidh hallet e tua, por mos bëj një gabim që të hysh në garë me atë të foltores duke e bërë gojën qenef. Në këtë fushë ai është më i mirë se ty se është origjinal. Për qenef është qenefi i Shqipërisë. Mos bëj konkurrencë qenef me qenef.

Unë nuk përzihem, duke pasur edhe një dobësi, mbase çështje moshe, thjesht i përsëris atë që ia kam thënë personalisht dhe publikisht. Mos imito atë se si ai nuk bëhesh dot dhe mos u bëfsh. Je dalluar që i fsheh mirë ato që mendon, por të paktën jo me gojë. Nuk mundet dot që të bëhesh ti goja më e shthurur e këtij parlamenti. Për mua si një njeri që të kam konsideruar dhe të konsideroj mik është fyese”, tha Rama.