Kryesore Rama batuta me Majkon: Na shau ‘kazani i Diasporës’

Rama batuta me Majkon: Na shau ‘kazani i Diasporës’

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në mbrëmjen gala të Samitit Të Diasporës, ku nuk munguan batutat e tij dhe sulmet ndaj medias. Edhe në këtë takim të rëndësishëm, Rama përmendi “kazanin mediatik”, duke iu referuar mediave të diasporës që kishin shkruar për Samitin.

Ndërkohë, kryeministri e cilësoi Samitin si një hap tjetër në marrëdhëniet mes emigrantëve dhe vendit të tyre.

“Kazani i Diasporës kishte shkruar për samitin tonë. Njëri thoshte samit vakie, tjetri i përçarjes, por po t’i besosh mikut tim budist, Pandeli Majkos, të gjitha këto janë shenja të mira.

Në këtë samit ne kemi mundur të tregojmë për ata që kanë qenë të interesuar të ndjekin panelet, se kemi punuar për të vendosur disa shtylla, qoftë në aspektin logjistik, qoftë që procesi të mos jetë proces ndërveprimi spontan. Pra kemi hedhur një hap tjetër në marrëdhëniet tona”, deklaroi kryeministri.