Aktualitet Rama, batuta me studentët: Sezonin e zgjatët vetë…e çfarë vape do jetë...

Rama, batuta me studentët: Sezonin e zgjatët vetë…e çfarë vape do jetë këtë korrik!

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilluan një takim me disa studentët në Qytetin Studenti.

Gjatë bashkëbisedimit, Rama nuk kurseu as batutat me ta. Ai tha sezonin e shtynë vetë studentët në korrik për shkak të protestave që zhvilluan.

Rama: Do vazhdojmë punën me dhomat kur ju të na jepni mundësinë. Sezonin e zgjatët vetë, bravo ju qoftë…

Veliaj: Kur mbaron tamam, në mes të korrikut?

Rama: 21 korrik. Si dihet mund të bëhet dhe ndonjë bllokim tjetër rrugës dhe mund ta shtyjmë dhe në gusht, nuk ka problem, aty e keni. E zgjatët vetë, në vend të shkonit në korrik me pushime, të bënit dhe ndonjë punë të mblidhnit ndonjë lekë, do rrini këtu në mes të vapës. E ça vape do jetë këtë korrik…?! Nuk e keni idenë.