Kryesore Rama: Bëjmë reforma, i japim fund tepsisë

Rama: Bëjmë reforma, i japim fund tepsisë

Kryeministri Edi Rama e ka zhvendosur në Lezhë mbledhjen e qeverisë të zhvilluar për herë të parë për vitin 2018-të.

Pas takimit kryeministri edhe njëherë theksoi se do të vazhdojë reformimin e administratës dhe kjo sipas Ramës do të  shoqërohet dhe me përmirësimin e  shërbimeve publike.

“Vendosmëria ime për t’i shkuar deri në fund procesit të çuarjes së tepsisë për skrap është më e madhe, seç ishte kur jam zotuar për këtë dhe do të jetë çdo ditë e madhe, pasi vështirësia në këtë proces nuk është se do të jetë më e vogël, por është çdo ditë e më e madhe. Çdo ministri po heq dokumente, po heq kërkesa për autorizime e për licenca”, tha kryeministri.

Mbledhja e qeverisë në Lezhë shënoi dhe aktivitetin e parë të Vitit të Skënderbeut. Me vizitën në memorialin e heroit kombëtar Rama u shpreh se ai nuk është në gjendjen që duhet.

“Në mbledhjen e qeverisë është vendosur një program i plotë restaurimi i Memorialit të Heroit tonë Kombëtar, i cili është larg të qenit në një gjende optimale”, theksoi Rama.

Në mbledhjen e parë të qeverisë u miratua plani kombëtar për zhvillimin e agro-turizmit ku subjektet do të paraqiten me certifikata të posaçme, si dhe disa lista investimesh të cilat do të realizohen në bashkëpunim me kryebashkiakët.

Mbledhja e qeverisë ashtu si në Shkodër dhe në Pogradec është paraprirë nga protesta të mbështetësve të opozitës