Politika Rama, deputetëve kryebashkiakëve: Nuk ka pushime, takoni njerëzit në çdo zonë

Rama, deputetëve kryebashkiakëve: Nuk ka pushime, takoni njerëzit në çdo zonë

Krahas punës në kuvend dhe bashki, përfaqësuesit e mazhorancës duhet të dalin të gjithë në terren për të dëgjuar hallet e elektoratit. Kryesocialisti iu ka dhënë ultimatum të zgjedhurve vendorë që të dalin nga zyrat e tyre dhe të zhvillojnë takime në ambjente të hapura për t’u mbrojtur nga pandemia.

Takimi me ta erdhi pas ankesave që një ditë më parë bënë ndaj tyre te deputetët e mazhorancës. Sipas parlamentarëve socialistë, ata janë të ngarkuar edhe me punën e komisioneve si dhe me takimet elektorale. Kjo situatë më problematike është në 4 bashki, të cilat kanë mbetur pa drejtues, sidomos me atë të Shkodrës, në kryeqendrën e veriut përveç kryebashkiakut mungon edhe drejtuesi politik i qarkut.

Por Rama u ka premtuar që me zgjedhjen e forumeve të reja, të cilat për shkak të Covidit do shtyhet përtej korrikut, pritet të ketë ndryshime edhe në drejtimin e qarqeve. Por edhe pse PS nis fushatën, mësohet se kryeministri ju ka thënë të zgjedhurve që nuk do të ketë votime të parakohshme vendore, ndërsa për 4 bashkitë ende nuk ka një zgjidhje.

Gjithashtu temë e diskutimit në takimin e strukturave, Rama ka folur edhe për ndryshimet në Kodin elektoral si dhe për propozimin e bërë nga opozita parlamentare për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Kryeministri e ka lënë lojën e hapur, duke u shprehur se deri në fund nuk dihet se çfarë të ndodhë, ndërsa nga ana tjetër ka të “varur në mur” marrëveshjen e 5 qershorit të ndërmjetësuar nga SHBA dhe BE.