Kryesore Rama dhe Haradinaj në shtëpinë e Hashim Thaçit. Çfarë po ndodh në...

Rama dhe Haradinaj në shtëpinë e Hashim Thaçit. Çfarë po ndodh në Prishtinë?

Atmosferë e relaksuar duket të ketë qenë kjo e të dielës mbrëma, për krerët e koalicionit PANA, bashkë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Duke qenë se fotografinë e ka postuar në profilin e tij në Instagram, i biri i presidentit Thaçi, Endriti, dhe duke parë pozicionimin e Thaçit, lë dyshimin se fotoja është bërë në shtëpinë e këtij të fundit.

Sido që të jetë, verë e ëmbëlsira, shihen mbi tavolinën e tyre.

Siç duket në foto, të ftuar në darkë në shtëpinë e tij ndodhen figurat më të rëndësishme të politikës kosovare ndërsa në krye të tryezës ka zënë vend kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Bashkë me të ndodhen dhe kryeministri Haradinaj, ministri i jashtëm Pacolli, Fatmir Limaj. Nuk bëhet e njohur arsyeja e takimit dhe e darkës që duket miqësore të paktën në momentin kur është shkrepur foto.

Ajo që dihet me siguri është që në këto momente Kosova dhe çështja e saj po diskutohet fuqimisht në selitë diplomatike europiane dhe amerikane.