Politika Rama dhe ministrat do të marrin gjysmë page për 3 muaj

Rama dhe ministrat do të marrin gjysmë page për 3 muaj

Masat e marra nga koronavirusi kanë prekur edhe qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Rama bashkë me kabinetin e tij, për tre muaj, do të marrin gjysmën e pagës.

Së fundmi, është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i Këshillit të Ministrave, ku sipas tij e gjithë qeveria do të përfitojë pagë mujore neto në masën 50% të pagës mujore neto aktuale, për tre muaj.

Vendimi:

Kryeministri, Zv,kryeministri dhe ministrat gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19 deri në përfundim të saj, por jo më shumë se tre muaj, përfitojmë pagë mujore neto në masën 50% të pagës mujore neto aktuale. Gjithashtu, nëpunësit e institucioneve të administratës shtetërore, të cilët janë anëtarë të këshillave, të bordeve apo të komisioneve të institucioneve të administratës shtetërore, të institucioneve publike të arsimit të lartë, të njësive të fondeve speciale, të ndërmarrjeve shtetërore dhe të shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, për periudhën nga data 1 prill 2020 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, por jo më shumë se tre muaj, nuk e përfitojnë shpërblimin mujor përkatës. Përjashtohen nga ky vendim nëpunësit që janë anëtarë të këshillave, të bordeve apo komisionieve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.