Kryesore Rama: Do rikonceptojmë “bonusin e bebes”. Pagesa mujore për dy, tre dhe...

Rama: Do rikonceptojmë “bonusin e bebes”. Pagesa mujore për dy, tre dhe pesë vite

Duke filluar nga viti 2026 programi i bonusit të bebes do të ndryshojë.

Nga Burreli, kryesocialisti Edi Rama njoftoi se për bebet do të ketë pagesa mujore.

“Në vend të ndihmës financiare me çek do të ecim me një tjetër skemë që është më e avancuar patjetër, sipas numrit të fëmijëve me pagesa mujore dy vjeçare, tre vjeçare, pesë vjeçare. Kush do të bëjë më shumë do të rri më afër më shumë”, tha Rama.

Rama u ndal edhe te pensionet, duke pranuar se mbetet një betejë kryesore.

“Do të synojmë që pensionin minimal ta çojmë drejt 200 Euro ndërkohë që mesatarin për ata që kanë paguar sigurimet shoqërore të çojmë në 400 Euro”, tha Rama.

Ironizoi edhe opozitën teksa tha se ata kanë treguar se partinë e kanë për sherr.

“Më 11 Maj mund të luhen 30 vite sepse BE sot e ka hapur derën për Shqipërinë, problemi është që nëse me 11 Maj nuk do të bëhet gjëja e duhur, mund të duhen edhe 5 mandate të tjera, jo për mua, po për të tjerët për t’u kthyer këtu ku jemi”, tha Rama.

Ndër të tjera, kryeministri premtoi edhe dyfishim të mbështetjes për fëmijët me aftësi të veçanta.