Kryesore Rama: Do votojmë kundër arrestimit, por Tahiri nuk do të jetë më...

Rama: Do votojmë kundër arrestimit, por Tahiri nuk do të jetë më në PS

Kryeministri Edi Rama tha se të mërkurën Partia Socialiste do të votojë kundër arrestimit të deputetit dhe ish-ministrit Saimir Tahiri, porse ku i fundit betejën e tij për të zbardhur të vërtetën do ta vazhdojë jashtë forumeve dhe grupit parlamentar të shumicës.

“Ne nuk jemi këtu për të mbrojtur të vërtetën e Saimir Tahirit, por për të bërë detyrat e mëdha për të qeverisur Shqipërinë. Saimir do të jetë deri në përfundim të këtij procesi një deputet i lirë, dhe një deputet i lirë, për të bërë betejën e tij ashtu si ta mendojë ai, jashtë forumeve të partisë dhe jashtë grupit Parlamentar të PS. Nis do të presim drejtësinë të na e thotë të vërtetën, sa më parë, dhe sigurisht, ne jemi këtu. Nëse prokuroria sjell prova, jo gazeta, prova, dhe vjen këtu me fakte, që sipas saj hapin rrugë për arrestimin e deputetit, jo për të mbyllur derën, Komisioni i Mandateve mund të rimblidhet edhe një herë, dhe ashtu sic do ta ngremë dorën pa asnjë rezervë të mërkurën kundër arrestit, jo për të mbrojtur Tahirin, por ligjin dhe drejtësinë, do ta ngremë dorën edhe për arrestin, po qe se prokuroria do të sjell prova”, tha Rama.