Kryesore Rama: Dy gjërat që i kërkova Bashës në marrëveshjen 17 majit

Rama: Dy gjërat që i kërkova Bashës në marrëveshjen 17 majit

Kryeministri Edi Rama ka treguar se çfarë i ka kërkuar Lulzim Bashës në marrëveshjen e 17 majit.

“Kur nënshkruam me Bashën marrëveshjen, i kërkova dy gjëra, rezultati nuk kontestohet dhe Shqipëria nuk shahet në gjuhë të huaj, por u desh një sezon veror që të dyja këto pikat avulluan dhe avazi rifilloi”, thotë Rama në rubrikën “Përgjigja ime” në Facebook, ndërsa shton se një tjetër humbje po afron për PD dhe LSI.

Rama: Kjo lloj balte dhe zifti godet edhe shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në botë dhe ua komplikon jetën. Kur nënshkruam me Bashën marrëveshjen, i kërkova dy gjëra, rezultati nuk kontestohet dhe Shqipëria nuk shahet në gjuhë të huaj, por u desh një sezon veror që të dyja këto pikat avulluan dhe avazi rifilloi. Kontestohet fitorja e thellë e PS-së, sepse një tjetër humbje e thellë po afron për PD-në dhe simotrën e saj LSI-në, e cila është mishëruesja e fenomenit të shit-blerjes së votave. Po të mos kishte LSI nuk do të kishte shit-blerje të votave në Shqipëri.

Kryeministri thotë se dhuna nuk e ndryshon qeverinë, por përkundrazi e bën atë edhe më të fortë.

Rama: Dhuna nuk e ndryshon dot rrjedhën e përcaktuar nga populli me votë. Dhuna nuk e ndryshon as shumicën në Kuvend dhe as qeverinë, por e forcon. Dhuna dëmton imazhin e Shqipërisë. Punonjësit bashkiakë të opozitës po e mbyllin pa nder mandatin duke kyçur dyert. Tani me ato rroga paguhen turistët e opozitarizmit të rrugës.