Kryesore Rama: Dy kufoma politike fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im…

Rama: Dy kufoma politike fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im…

Kryeministri Edi Rama komentoi sërish ngjarjet e fundit në Partinë Demokratike. Këtë herë më i drejtpërdrejtë.

Kryeministri thotë se kur shikon dy kufoma politike (Basha–Berisha) sesi fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori tij ka një thirrje për demokratët që të bashkohen me të.

“Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të me gjithë zemër: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!

Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “S’kam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet!”, shkruajti Rama në një postim në Twitter.

Basha tha se Berisha dhe Rama janë si dy vëllezër siamezë, ku njëri manipulon zgjedhjet dhe tjetri kërkon të përdorë PD për t’u mbrojtur.

“Po i bën shërbimin më të mirë Edi Ramës, që nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij këto kohë”, tha kreu i PD.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Berisha u shpreh se gjatë protestës së sotme u faktua se “Basha është në një aleancë krimi ndaj demokratëve me Edi Ramën”.