Kryesore Rama: Edhe mbret të Shqipërisë ta bësh, Ilir Meta nuk ngopet

Rama: Edhe mbret të Shqipërisë ta bësh, Ilir Meta nuk ngopet

Kryeministri Edi Rama gjatë mocionit me debat në Kuvend tha se Ilir Meta ka marrë gjithçka nga ky vend dhe përsëri është i pangopur.

Rama tha se me vendimin e tij Meta i ka kaluar të gjitha kompetencat e tij, ndërsa nuk munguan as akuzat ndaj tij.

“Ky kuvend sot duhet tu drejtohej me një rezolutë të gjithë atyre shteteve për çeljen e negociatave. Por ky kuvend sot është i detyruar të merret me një akt brutal të papërgjegjshëm brutal të Ilir Metës. E pyes veten… Çfarë kërkon Meta më shumë nga Shqipëria? I cili pa mbushur 50 vjeç e ka bërë si askënd si askush në tjetër në histori.

Kujt më shumë se Metës i janë falur hiletë e skandalet. Kujt përpara Metës i takon të pyesë vetes se çfarë mund të bëjë që t’ia lajë Shqipërisë lumin me borxhe që u ka. Janë pyetje retorike. Historia e shtetit shqiptar s’gjen një politikan me të cilin të jetë treguar kaq zemërgjerë. Iliri është mësuar keq. Ta tundojë zotin e tij, ta shqelmoje të mirën. Metës asnjëherë si mjafton vendi ku ndodhet maja ku ngjitet. Jo president por mbret jo vetëm të Shqipërisë, por dhe gjithë trojeve shqiptare, Meta prapë s’do ndihej mirë. Me pangopësinë e tij të pashterueshme jemi dëshmitar. Për cilën arsye në botë duhej të bashkohej me Sali Berishën, në përpjekjen e këtij të fundit për të bërë lëmsh gjërat. Pse duhet të merrte hapin skandaloz të shkeljes së kushtetutës. Për të justifikuar një budallalëk.

Ka vetëm një arsye: Ilir Meta. Të kërkosh jashtë këtyre dy fjalëve është e tepërt, por kjo punë që po bëjmë sot kërkon tua shpjegojmë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.

Presidenti duke kapërcyer mbi kushtetutën, anuloi zgjedhjet.

Për të gjithë ata që duan të logjikojnë mbi këtë situatë: Çfarë interesi vetjak, personal kam unë nga bindja që kjo s’është koha për negociata po për zgjedhje.

PS drejton thuajse gjithë bashkitë kryesore, qeveria ka 10001 probleme, ekonomia goditet nga ty tension po ashtu turizmi.

S’kam asnjë lloj interesi të kthehem në pengesë për qetësimin e situatës. Po të isha ngushtësisht i interesuar për mua personalisht për rehatinë e karrigen time, do isha e pari që gëzohesha që presidenti i Republikës lëshoi një re kaq të madhe nga pantallonat për datën e zgjedhjeve. Dhe kështu lanim duart me procesin zgjedhor. Dhe punë e madhe se ne nisëm fushatën. Këtu jemi i bëjmë zgjedhjet kur të jenë dakord të gjithë. Ose dhe e kundërta ia hidhja fajin atij që ndërpreu zgjedhjet dhe dilja si i pafajshëm në këtë lojë politikë. Sikur të isha siç dal të filxhani i fallxhores kështu shpëtoja dhe unë bashkë më PS nga zgjedhjet e tjera të mëtejshme, sepse më këtë thoshim nesër nuk s’ka zgjedhje vendore as të përgjithshme sepse kemi informacione të sigurta për një sulm bërthamor ndaj Shqipërisë. Mirëpo shtetet demokratike kanë ligje dhe kushtetuta, të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Prandaj këto aventura politike nuk mund t’i imponohen një populli të tërë”, tha Rama.