Kryesore Rama, entuziast për kapjen e grabitësve dhe ka diçka për “qentë”

Rama, entuziast për kapjen e grabitësve dhe ka diçka për “qentë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të 4 autorëve të dy grabitjeve të bankave të ndodhura më 3 dhjetor 2015 dhe 9 shkurt 2017.

Ai thotë se policia tregoi edhe njëherë forcën e saj zbuluese, duke e quajtur zbardhjen e ngjarjes një sukses shembullor, por kryeministri ka dhënë një mesazh edhe për opozitën.

“Policia Shtetit tregoi përsëri se forca e saj zbuluese e goditëse rritet përditë! Zbardhja e shpejtë e grabitjes se bankës sukses shembullor. Qentë le të lehin, karvani do shkojë përpara”, shkruan Kryeministri Rama në Twitter.