Politika Rama flet për foton me Obamën: E vërteta e 80 mijë dollarëve

Rama flet për foton me Obamën: E vërteta e 80 mijë dollarëve

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë foton me –ish-presidentin amerikan Obama për të cilën një shtetas amerikan i dënuar nga gjykatat e vendit të tij ka deklaruar se janë paguar 80 mijë dollarë. Në emisionin Real Story, Rama tha se nuk ka asnjë lidhje me këtë histori.

“Nuk kam asnjë lidhje dhe nuk kam bërë asnjë pagesë për këtë foto. Nuk kam lidhje me asnjë lloj afere për këtë foto. Nuk kam marrë pjesë në asnjë aktivitet, por kam bërë vetëm një foto dhe kam pasur një takim të shkurtër me presidentin Obama. PD kërkon nga prokuroria të hetojë për këtë çështje. Nuk kam asnjë problem. Këtë që thashë këtu do ta them edhe në çdo vend tjetër”, tha Rama duke e akuzuar Lulzim Bashën se “me këtë lëvizje kërkon të mbulojë aferën e pagesave të lobimit të SHBA”.

Ilir Metën që e quajti “gruaja e Bilalit”, Rama e konsideroi një gjuhë e shthurur.

“S’mendoj ti përgjigjem, pasi ndjej keqardhje për këto shprehje dhe të tilla akte për gjuhën e shthurur. Duhet t’i japim shembull se si përdoret gjuha”, tha Rama.