Politika Rama gallatë me Majkon: Në foto me Metën si Moisi Golemi brenda...

Rama gallatë me Majkon: Në foto me Metën si Moisi Golemi brenda në kështjellë

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, nuk i ka kursyer batutat për Pandi Majkon në intervistën e dhënë mbrëmjen e së enjtes në “Real Story”.

Në fund të intervistës, u shfaq në ekran një foton e Presidentit Ilir Meta me deputetin Luan Rama dhe ministrin e Diasporës, Pandeli Majko.

I pyetur nëse e shihte si provokim që Meta mori me vete Majkon gjatë vizitës në Kalabri, Rama tha ai kishte dhënë pëlqimin për këtë udhëtim.

“Është e vërtetë që Meta ju tha se nëse do kishit sjellë Pandeli Majkon në vend të Sandër Lleshit, do e kisha pranuar dekretin? Se është një farë provokimi me fotot e publikuara”, pyeti Balla.

“Jo s’është fare provokim… madje Majko më tha që duhej të shkonte në këtë vizitë me Presidentin, dhe më pyeti se çfarë mendoj. I thashë si mund ta vesh në diskutim këtë gjë, që natyrisht të shkonte, tek arbëreshët. Unë i dua të mirën vendit dhe procesit dhe natyrisht dhe presidentit”, tha Rama.

“Për batutë, e di që Pandi mund të mërzitet më këtë që po them tani, por në këtë foto ai duket se Hamza Kastrioti…”, – shtoi Balla.

“Kush është Hamzai, Luan Rama? Se Pandi nuk ka shanse. Pandi është Moisi Golemi në këtë rast, ai është brenda në kështjellë, ndërsa unë luftoj përreth”, – u shpreh Rama. Sa për histori Moisi Golemi ishte princ i Dibrës dhe nip i princit legjendar Gjergj Aranitit, një ndër komandantët kryesorë të Skënderbeut.

Ai luftoi përkrah Skënderbeut, me një guxim kokëkrisur që do e paguante me jetë.

Ndërsa Hamza Kastrioti ishte nipi dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Skënderbeut, i cili e humbi shpresën për t’i zënë vendin ungjit të vet kur këtij i lindi djali trashëgimtar, kaloi në anën e sulltanit.

Ai udhëhoqi trupat në mbështetje të osmanëve kundër Skënderbeut në 1457.