Kryesore Rama gjen një timon të gjithin për vete

Rama gjen një timon të gjithin për vete

Edi Rama është rikthyer pas 7 vitesh në emisionin e Arian Çanit “Zonë e Lirë”.

Në studio Rama është shfaqur me kostumin sportive, i veshur me një bluze ku ishte stampuar dora me dy gishtat ngritur, që mban një trëndafil në dorë.
Sapo është futur në emision, nuk kanë munguar as batutat mes gazetarit dhe kryeministrit.

Duke qenë se fjala “timon” është kthyer në trend ditët e fundit përsa i përket drejtimit të qeverisë, Çani i ka dhuruar një timon Benz-i.

Shiko, po të dhuroj këtë timon, është timon Benz-i, unë e di që ti s’i jep makinës, por është dhuratë simbolike. Nuk ka Airbag se këtu ka qenë Ilir Meta, këtu është bosh, o e zë Meta o Basha, po u përplase nuk ka kush të mbron tani, do e mbash?” pyeti Çani kryeministrin.

Rama e pranoi dhuratën e gazetarit dhe i premtoi se do e mbante.