Politika Rama i përgjigjet Bashës për inceneratorët

Rama i përgjigjet Bashës për inceneratorët

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike, për inceneratorët.

Përmes një postimi në Tëitter, Rama shkruan se ka qenë PD dhe e tërë politika e vjetër e mbledhur në formë malesh me plehra ndërsa tani falë impianteve moderne do mund të mblidhen njerëzit e të gjitha moshave.

“O Lulzim ka qenë PD dhe e tërë politika e vjetër e mbledhur në formë malesh me plehra në mes të Tiranës, Elbasanit, Fierit e kudo, ku falë impianteve moderne që do të vazhdojmë të ndërtojmë, do mund të mblidhen njerëzit e të gjitha moshave për parqet e për aktivitete gjithëfarë!”, shkruan Rama.

Kryedemokrati Basha kërkoi sërish sot nga SPAK hetim për çështjen e inceneratorëve dhe koncesioneve.

Ndërkohë ditën e sotme, Basha ka vijuar akuzat ndaj Ramës duke thënë se edhe pse afera e inceneratorëve është publike ai ka dhënë 300 mijë Euro për atë të Elbasan, ndërsa kërkoi hetim nga SPAK.