Politika Rama i përgjigjet “humbësit” Basha: Mandati i tretë nuk do t’u ngjajë...

Rama i përgjigjet “humbësit” Basha: Mandati i tretë nuk do t’u ngjajë dy të parëve

Pas deklaratës së Lulzim Bashës, që i cilësoi sërish masakër elektorale zgjedhjet e 25 Prillit, ka reaguar kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.

Rama përsëriti edhe njëherë tjetër se ftesa për bashkëpunim mbetet e hapur, ndërsa theksoi se në mandatin e tretë mazhoranca do ta ketë fokusin te ngjitja e Shqipërisë në majë, jo te opozita.

“Humbësit fokusohen te fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja! Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur!

Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët! Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!”, shkruan Rama.