Kryesore Rama i përgjigjet Metës: Zgjedhjet do bëhen, janë të popullit

Rama i përgjigjet Metës: Zgjedhjet do bëhen, janë të popullit

Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Beratit ku po hap fushatën elektorale në këtë qytet ka reaguar pas vendimit të presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve.

Rama nga Berati u shpreh se zgjedhjet do të bëhen.

“Presidenti ka bërë gabim, zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor”, u shpreh Rama nga Berati për vendimin e papritur të presidentit Meta që shfyqizoi dekretin duke anuluar 30 qershorin, si datë të zgjedhjeve vendore.

“E prisja edhe këtë dhe nuk është asgjë tjetër veçse mbyllja e një rrethi të një plani të bërë me kohë për një arsye, për arsyen se nuk kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, kërkohet marrja zvarrë e kësaj qeverie dhe varrosja e reformës në drejtësi. ne në 30 qershor do bëjmë zgjedhje. Zgjedhjet nuk janë të partive, as të presidentit, por të popullit shqiptar”, tha kryeministri.