Kryesore Rama ironizon opozitën: Nuk e kupton pse ka humbur

Rama ironizon opozitën: Nuk e kupton pse ka humbur

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ironizon reagimet e opozitës të cilët në deklaratat e tyre kanë thënë se shqiptarët e refuzuan regjimin e korruptuar duke mos marrë pjesë në zgjedhje.

Kreu i qeverisë shkruan në statusin e tij dhe një shprehje të moçme të cilën thotë se ia ka mësuar gjyshja.

“Gjyshja ime thoshte po s’e kuptove pse ke humbur, s’e kupton dot pse tjetri ka fituar dhe humbet prapë. Ndërsa unë për vete kam mësuar që kur fituesi nuk kupton se ka fituar ngaqë dikush tjetër ka humbur, atëherë ai rrezikon ta humbasë fitoren e tij”, shkruan Edi Rama në Twitter.