Politika Rama ironizon PD- LSI: Mbase bëjmë një vend që të ofrojmë turizëm...

Rama ironizon PD- LSI: Mbase bëjmë një vend që të ofrojmë turizëm protestash

Kryeministri, Edi Rama, ditën e sotme ka qënë i pranishëm në Ishull-Lezhë, në kuadër të prezantimit për Festat Lokale të 2019 në këtë zonë. Në fjalimin e tij hapës, Rama ka thënë se këtë vit numri i turistëve është rritur me 10% në Mars dhe po ashtu me 10% të tjera në muajin Prill.

“Është me rëndësi të veçantë se paralelsiht me të gjithë përpjekjet nga ana e operatorëve tursitik që kanë arritur nivele profesionalizmi të denja për Europën.

Nga ana tjetër përpjekjet për investime në turizëm që i kanë kushtuar vëmendje aktivittetit ekonomik. Një vlerë e shtuar është përpjekja e qeverisë për të bërë punën që duhet për të kthyer një themel të humbur që solli harresa e pas luftës, duke ndërtuar kalendarin e aktiviteteve kulturoe arstistike si pjesë integrale. Shqipëria është një vend me det plazhe e male, por çdo ditë e më shumë po e kuptjmë se historia e suksesit në turizmit është shumë më tepër se kaq.

Lidhet me historinë, zakonet, elemente që janë mbivendosur trupit si veshje si xhevahire dhe që janë një arsye shumë e fortë për ta eksploruar këtë trup. Ne e nisëm vjet me një lloj droje sepse ishte një punë që nuk e njihnim por duke parë dhe mësuar nga të tjerët dhe duke e kuptuar ishte një domosdoshmëri, e filluam dhe përfituam. Ktë vit vazhdojmë me shpresën e reflektimit dhe dëshirën të kalojë mesazhi tek të tjerët, sipërmarrësit se ky është një kalendar që duhet të jetë sinteza e aktiviteteve.

Qeveria dhe ministritë nuk duhet të tërhiqen nga pjesmarrja në këtë mori aktivitetesh për të garantuar mbështetjen. Por pasurimi i këtij kalendari me aktivitete të vetëorganizuara, kanë zgjedhur ta prezantojnë këtë kalendarë në klubin e gjuetarëve në Lezhë.

Kjo shërben për promovimin e klubit dhe është i pari klub i krijuar në Shqipëri në vitete 30, pranë zonës së parë të mbrojtur me ligj, ktu ku jemi. Kjo është një harmonizmi mes natyrës dhe nevojën për të krijuar një pik takimi në këto zona. Numrat vijnë në rritje dhe shifrat janë inkurajuese. ‘Shtrigat’ që sjellin turistët tregojën se turistët e ardhur nga vendet nordike rritet deri në 40%.

Në Muaj Mars patëm 10% më shumë të huaj që kanë hyrë në Shqipëri dhe në Prill po 10% më shumë. Siç na dhatë të drejtë shifrat për turizmin dhe për faktin se nxitja është komplekse ashtu jam i bindur për kohën e vlerën e shtuar në rritjen e numrit të tursitëve. Duhet të shohim çpo ndodh në Korç, Berat apo Gjirokastër.

Përditë çelen dyer të bujtinave të vogla dhe jo më larg se sa sot një grup miqësh të ardhur nga jashtë nuk kishin vend në Berat me gjtihë ndërhyrjen që kërkova nuk kishte vend.” ka thënë Rama.