Kryesore Rama ironizon procesin e vendimmarrjes së BE për negociatat: Konkuron fantazinë e...

Rama ironizon procesin e vendimmarrjes së BE për negociatat: Konkuron fantazinë e Franz Kafkës e Ismail Kadaresë…

Kryeministri Rama ironizon procesin e vendimmarrjes së Bashkimit Europian për dhënien e një vendimi definitiv për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes një komenti të shkurtër në Tëitter, Rama thotë se sikur Franz Kafka dhe Ismail Kadare të kishin mundësi të ndiqnin nga brenda procesin, do shihnin sesi realiteti e konkuron edhe fantazinë e tyre të pakonkurueshme.

“Nëse Franz Kafka apo Ismail Kadareja do të kishin pasur mundësinë të ndiqnin nga brenda këtë procesin e vendimmarrjes së BE-së, për të thënë PO a JO për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të kishin parë se si realiteti e konkuron edhe fantazinë e tyre të pakonkurueshme…”, shkruan kryeministri Rama, ndërsa nuk kuptohet arsyeja e kësaj ironie ndaj vendeve të BE, për procesin vendimmarrës.

Kujtojmë se vendimi për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të merret në 17-18 tetor.