Politika Rama: Islamofobia, mallkim i kësaj kohe të re

Rama: Islamofobia, mallkim i kësaj kohe të re

198
0
Shpërndaje

Në një intervistë të dhënë për Anadolu Agency, i pyetur për turkofobinë dhe islamofobinë në rajon, kryeministri Edi Rama tha se islamofobia është një mallkim i kësaj kohe të re.

“Edhe në vendet më të zhvilluara të Bashkimit Evropian forca apo individë të caktuar i fryjnë këtij zjarri shumë të rrezikshëm duke bërë një padrejtësi të madhe, jo vetëm ndaj fesë islame, por ndaj njerëzve, ndaj popujve, ndaj komuniteteve, familjeve që besojnë tek Islami dhe përfaqësojnë të gjithë gjerësinë dhe butësinë e Islamit.

Shprehjet e islamofobisë apo turkofobisë janë shprehje të një padije dhe të një arrogance që buron në radhë të parë nga padija.

Të godasësh fenë islame dhe të mbash qëndrime islamofobe do të thotë në fakt të godasësh një rrënjë të rëndësishme të pemës së shqiptarisë dhe të vetë burimit, burimit të ekzistencës së kombit tonë”, shprehet Rama.

 

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in