Politika Rama: Ja pse e dua mandatin e tretë

Rama: Ja pse e dua mandatin e tretë

Edi Rama deklaroi sot se mandati i tretë që ai kërkon nuk është për të, por për Shqipërinë.

“Pse e dua mandatin e tretë? Sepse kantieri ynë për Shqipërinë që duam, në çdo fushë është mu si kjo urë sot, me kollonat mbajtëse të ngritura e me shtratin e saj që po hidhet mbi to; falë 7 vitesh përpjekje për të mbyllur hendekun e madh mes të shkuarës e të ardhmes, ku ishte Shqipëria kur ne morëm detyrën në shtator 2013.

Që të arrimë aty ku ua kemi detyrim fëmijëve tanë, duhet të vazhdojmë punën, përndryshe ky vend jo vetëm s’do ta mbyllë hendekun që po ngushtojmë çdo ditë me përpjekje të mëdha, po avazi i vjetër i shkatërrimit do të rinisë nga e para, njësoj siç ka ndodhur sa herë ata janë rikthyer në detyrë.

Ja pse mandati i tretë nuk është për mua, po për Shqipërinë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.