Kryesore Rama ka një mesazh për “mikun rrugëhumbur”: Nuk je vonë akoma të...

Rama ka një mesazh për “mikun rrugëhumbur”: Nuk je vonë akoma të kthehesh nga kjo rrugë

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës para gazetarëve një ditë pas protestës së opozitës, ka pasur një mesazh edhe për kryedemokratin Lulzim Basha, duke e cilësuar si një mik që ka humbur rrugën.

“Kam një mesazh për mikun tim rrugëhumbur. Nuk je vonë akoma të kthehesh nga kjo rrugë. Nuk ka lider në botë, ti s’je lider që ta tërheqë alternativën e vet nga stacioni i alternativës së qeverisjes tek ky stacioni ku të dëgjova dje me zë të ngjirur aman ik. Aman ik. Patjetër që unë jam i gatshëm për të diskutuar. Përderisa nuk kanë qëllim karrigen ulemi i kthejmë në nisma ligjore.

Nëse kjo nuk është një luftë e ulët për të bërë një pazar, gjë që unë e besoj, sepse besoj gjithmonë atë që thotë Luli, ulemi e flasim, diskutojmë dhe vendosim.

Përndryshe më herët se vonë turpi do ti ndjekë pas gjithë kohës ata të cilët kanë ende mundësi të kenë turp.

Kur të heqin vizën partnerët më të mëdhenj të këtij vendi e ke humbur turpin”, deklaroi Rama.