Politika Rama: Kam dy javë që ndihem më i vogël se Erion Braçe

Rama: Kam dy javë që ndihem më i vogël se Erion Braçe

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë mbrëmje takimin e fundvitit me ambasadorët e huaj në Shqipëri, ku në fjalën e tij e vuri theksin te tragjedia e 26 nëntorit, ku humbëm jetën 52 persona.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë u shpreh se këto ditë të vështira për vendin është ndjerë shumë më i vogël se Erion Braçe “përballë shembullit të gjithë atyre heronjve që ishin këtu mes nesh, që siç erdhën ikën, si engjëj mbrojtës që u shfaqën dhe u zhdukën dhe këtu”.

“Kam dy javë që ndihem shumë herë më i vogël se Erion Braçe edhe sot edhe më i vogël përballë shembullit të gjithë atyre heronjve që ishin këtu mes nesh, që siç erdhën ikën, si engjëj mbrojtës që u shfaqën dhe u zhdukën dhe këtu. Nuk bëhet fjalë për lartësi as fizike dhe as politike. Por bëhet fjalë për atë që thotë Shën Pali ishte ndjesia e brendshme. Ekziston një varg që është i njëjtë në të gjithë librat e shenjtë. Kush shpëton një jetë ka shpëtuar të gjithë njerëzimin. Nuk e di çfarë mund të thuhet për ata që kanë shpëtuar më shumë se një jetë. Por di që çka ata bënë dhe çka ata e bënë para syve tanë do të luajë më shumë rol në gjithë konstitucionin tonë në raport me Europën”, tha Rama.