Politika Rama: Kërkime për naftë në Zagori? Nuk bën vaki!

Rama: Kërkime për naftë në Zagori? Nuk bën vaki!

Kryeministri Edi Rama theksoi në Twitter se në Parkun Kombëtar të Zagorisë nuk do të ketë shpime naftëkërkuese.

“Debati për kërkimet e naftës në Parkun Kombëtar të Zagorisë është i mirëseardhur për të kujtuar se: Ne e kemi shpallur Parkun Kombëtar në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive të natyrës sonë nga hece, gurore, etj.

Si mund të lejojmë aty shpime naftëkërkuese! Nuk bën vaki”, shkruan Rama në rrjetin social.