Aktualitet Rama: Ky është “kanali i  emergjencës” ku mund të shkruani problemet që...

Rama: Ky është “kanali i  emergjencës” ku mund të shkruani problemet që keni

Kryeministri Edi Rama njoftoi se nga sot qytetarët shqiptarë do të ketë në dispozicion një kanal emergjence për të komunikuar drejtpërdrejtë me të apo ministrat, duke u treguar problemet e tyre gjatë kësaj periudhe.

“Kjo kohë me një vargmal vështirësish e hallesh nga më të ndryshmet, ka nevojë për komunikim të vazhdueshëm mes individit dhe shtetit, për të adresuar së bashku lloj-lloj problemesh që lindin në jetën e përditshme të njerëzve. Nga sot, ju keni në dispozicion një kanal emergjence për të komunikuar drejtpërdrejtë me mua dhe çdo ministër, duke përdorur ajfonin apo kompjuterin tuaj, duke e adresuar hallin tek www.shqiperiaqeduam.al”, shkroi Rama në Facebook.

“Skuadra speciale e platformës së bashkëqeverisjes është në dispozicion për të transmetuar me shpejtësi çdo shqetësim tuajin tek unë e ministrat, që do të lëvizim me shpejtësi për zgjidhjen e çdo halli të mundshëm. Kini besim dhe durim, durim, durim. I loe you”, shtoi Rama në postimin e tij.