Kryesore Rama: Lufta anti-fashiste vendosi Shqipërinë në anën e duhur të historisë!

Rama: Lufta anti-fashiste vendosi Shqipërinë në anën e duhur të historisë!

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh me rastin e 5 majit.

“Ky 5 maj ka një rëndësi të veçantë sepse përkon me 75 vjetorin e çlirimit. Nën drejtimin e zv.kryeministrit ka nisur puna për të përgatitur të gjithë kornizën në nderim të luftës antifashiste.

Për ne lufta nacional-çlirimtare mbetet një pikë e palëvizshme referimi.

Nga ana tjetër dua ta nënvizoj shume qartë se ka një vijë ndarëse mes luftës dhe historio-grafisë së pasluftës.

Ajo që bëri lufta anti-fashiste ishte vendosja e Shqipërisë në anën e duhur të historisë, jo me humbësit, por me fituesit“, tha Rama.