Kryesore Rama: Marrëveshje me një kompani turke për ndërtime sizmike

Rama: Marrëveshje me një kompani turke për ndërtime sizmike

Ju prish shtëpia më 21 shtator, Rama dhe Veliaj i dorëzojnë çelësin e banesës së re familjes 7 anëtarëshe në Ndroq

Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka qenë ndalesa e parë e inspektimeve të kryeministrit Rama këtë të mërkurë.

Teksa theksoi se ka nisur meremetimi i mureve të dëmtuara, kreu i qeverisë nuk i kurseu kritikat mbi cilësinë e punimeve dhe projektimin inxhinierik në qendrën më të madhe spitalore në vend.

“Ç’e pyet. Shto ujë dhe shto miell, tendera….. Kjo është veprimtari inxhinierike armiqësore”, tha Rama.

Ndërsa në lagjen numër 7 të Tiranës, Kryeministri Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj u ndal banesën me qira të familjes së Myrvejete Vladit, shtëpia e së cilës u rrënua nga tërmeti. Rama zbuloi se po punohet për të lidhur një marrëveshje me një kompani turke që merret me ndërtime të banesave ekologjike e antisizmike, me kosto të ulët.

“Ne po bëjmë një negocim dhe besoj se do t’ia dalim me një kompani të madhe turke që është e certifikuar ndërkombëtarisht. Punon me tregun deri në Amerikë. Do bëjmë një super marrëveshje për shtëpitë, antisizmike, ekologjike, kundër zjarrit. Dhe iu thashë që ta na japim një ofertë dhe për qendrat shëndetësore, pasi kanë kosto shumë të ulët dhe janë super. Mund të bëjmë më shumë. Po bëjmë një punë me ta, që do na japë shumë sukses”, tha Rama.

Inspektimet kryeministri i vijoi në Shijak, një tjetër zonë e goditur nga tërmeti.

“Ndërhyrje pa leje. Fut e shto, fut e shto. Të lirë kanë qenë të lirë. Shijaku ka qenë djepi i demokracisë. Liri demokraci, e di unë atë punë”.

Si zgjidhje deri në vendimin për të ardhmen e tyre, kryeministri Edi Rama sheh strehimin me qira.

“Kjo histori nuk zgjidhet për 1 ditë. Ajo që bëmë me mijëra njerëz nuk i ka shkuar mendja njeriu. Kjo histori kërkon kohë nuk është çështja 1 javë apo 1 muaj, është më gjatë, ndaj merrni një shtëpi me qira sepse nuk ka zgjidhje tjetër”.