Kryesore Rama: Mbajeni mend, do jemi ne që do anëtarësojmë vendin në BE,...

Rama: Mbajeni mend, do jemi ne që do anëtarësojmë vendin në BE, kurdo që të ndodhë

Kryeministri Edi Rama ka folur për mundësinë që opozita shqiptare të bojkotoi edhe zgjedhjet vendore të 30 qershorit, duke deklaruar që “futen apo nuk futen në zgjedhje, detyra jonë është të fitojmë zgjedhjet dhe të përballemi me problemet tona, dhe të përmirësohemi”.

Rama tha se qëllimi i Qeverisë nuk është “asgjësimi i opozitës”, por mundja e tyre në zgjedhjet e përgjithshme të radhës, në 2021.

“Kanë kohë të organizohen dhe përmirësohen deri në atë vit”, tha kryeministri që shtoi edhe që “ata që mendojnë se do bllokojnë negociatat dhe në këtë mënyrë do të marrin pushtetin, do të zhgënjehen. Mbajeni mend, jemi ne që do ta anëtarësojmë Shqipërinë në BE. Nuk e di kur do të ndodhë, por atëherë do të jemi ne sërish në shumicë”.