Kryesore Rama: Me BE-në që kemi sot, Shqipëria mund të anëtarësohet brenda dekadës

Rama: Me BE-në që kemi sot, Shqipëria mund të anëtarësohet brenda dekadës

Shqipëria mund të anëtarësohet plotësisht në Bashkimin Euripian brenda kësaj dekade.

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Këshillit të Stabilizim-Asocimit mes Shqipërisë e BE-së që u zhvillua në Tiranë.

“Me këtë Bashkim Europian që kemi sot, anëtarësimi është më afër se ç’ishte me Bashkimin Europian që kishim deri para 3 vitesh. 100%. Me atë BE që kishim deri para 3 vitesh, ne mund të anëtarësoheshim në vitin 2070. Me këtë Bashkim Europian që kemi sot ne mund të anëtarësohemi brenda kësaj dekade. Gjërat lëvizin me një shpejtësi shumë të madhe në drejtimin tonë. Ajo që ne na intereson është të bëjmë detyrat çdo ditë”, deklaroi Rama.