Politika Rama merrr një tjetër gjeneral, cili është këshilltari i ri për sigurinë

Rama merrr një tjetër gjeneral, cili është këshilltari i ri për sigurinë

Një tjetër gjeneral do të jetë këshilltar i kryeministrit Edi Rama.

Ish-prefekti i Elbasanit Maksim Malaj emërohet këshilltar për çështjet e sigurisë i Kryeministrit Edi Rama.

Gjeneral Major Malaj është emëruar me Vendim të Këshillit të Ministrave. Këtë post më herët e mbante ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ndërkohë, Malaj deri në kohën e emërimit në këtë detyrë mbante postin e Prefektit të Qarkut të Elbasanit, detyrë në të cilën u emërua Gledian Llatja pak ditë më parë.

Kujtojmë se emri i këtij të fundit lakohet si kandidati i PS për për kryetar bashkie në Elbasan, në zgjedhjet e 30 qershorit.