Kryesore Rama mesazh kryebashkiakëve të djathtë: Mos bini viktimë e katërshes, ligji s’ka...

Rama mesazh kryebashkiakëve të djathtë: Mos bini viktimë e katërshes, ligji s’ka mëdyshje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Bashkive të djathta për të mos iu bindur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Me anë të një statusi në rrjetin social “Twitter”, Rama i bën thirrje të mos bien pre e katërshes SB/IM/LN/MK pasi ligji nuk ka mëdyshje.

“Kryebashkiakë demokratë!Mos bini viktimë e katërshes SB/IM/LB/MK duke nxjerrë pengesa për zgjedhjet.Referojuni ligjit jo hallit të tyre të madh e as zhurmës së tyre të kotë.Nuk ju nxorri PS nga gara po ata dhe ata duhet të përgjigjen para jush, jo ju para tyre.Ligji s’ka mëdyshje”, shkruan Rama.