Kryesore Rama, mesazh qytetarëve: Nesër keni 8 orë kohë për të bërë pazaret

Rama, mesazh qytetarëve: Nesër keni 8 orë kohë për të bërë pazaret

Në një komunikim me qytetarët përmes rrjeteve sociale, Kryeministri Edi Rama ka thënë se ditën e nesërme në orën 05:00 të mëngjesit do të rinisë qarkullimi dhe do të zgjasë deri në orën 13:00.

Gjatë këtij 8-orarëshi, Rama tha se qytetarët kanë të gjithë kohën e nevojshme për të kryer pazaret dhe për të blerë gjërat e nevojshme.

Por theksoi se duhen shmangur grumbullimet dhe qytetarët duhet të mësojnë të presin në radhë.

“Nesër në orën 5 të mëngjesit do të rihapet qarkullimi për ata që shkojë në punë. Deri në orën 13:00 do të keni plot 8 orë për të bërë pazaret. Mesa duket nuk po kuptohemi akoma. Këto orare nuk janë as për qejf, por janë orare të imponuara nga nevojat e përballimit të një lufte që kërcënon të na marri me vete. Dhe nuk e kuptoj çfarë lidhje kanë oraret me tregjet dhe me rregullin të mos rrimë të shoqëruar, të mbajmë radhë në rresht njëri pas tjetrit.

Disa thonë të mbyllemi për dy javë deri sa të mos dalë asnjëri. Po mirë, po për të ngrënë si do ja bëjmë? Pse të mos zbatojmë rregullat dhe pse të mos na mjaftojmë 8 orë për të blerë bukën.

Nesër e më tej forcat tona të rendit nuk do të tolerojnë askënd se grumbullimet pa rregull dhe xhirot nëpër rrugë janë ta paligjshme, janë të rrezikshme dhe janë të patolerueshme në këtë luftë. Duhet të adaptohemi me orarin e ri dhe me ndryshimet e vazhdueshme. Pash Zotin mos na turpëroni për mustaqet e Çelos. Ne duhet t’ia dalim me çdo kusht dhe do t’ia dalim së bashku”, u shpreh Rama.