Politika Rama ndan ‘hesapet’ me LSI-në

Rama ndan ‘hesapet’ me LSI-në

Kryeministri Edi Rama në fushatën përmbyllëse në Vlorë, bëri thirrje të forta për të mos votuar LSI-në.

Rama u kërkoi qytetarëve vlonjatë që ta lënë “LSI-në në lajthitjen e saj, se çiflig në shtet nuk do të ketë më për ta”.

“Aq më keq kur ja jep LSI-së, lëre sot tani atë parti, lëre në lajthitjen e saj dhe mos lajthit bashkë me ta, që ta premtojnë një punë sot, të gënjejnë se çiflig në shtet për ta nuk do ketë për 4 vjet, edhe sikur deti i skelës të bëhet kos. Mos e bëj votën hallvë për tepsinë e tyre,” tha Rama.