Politika Rama ndërpret nesër fushatën për Papa Françeskun. Berisha në miting, por duke...

Rama ndërpret nesër fushatën për Papa Françeskun. Berisha në miting, por duke respektuar zinë

Rama ndërpret nesër fushatën për Papa Françeskun

Partia Socialiste ka vendosur që të ndërpresë fushatën zgjedhore për ditën e nesërme, për të respektuar ditën e zisë së shpallur për vdekjen e Papa Françeskut.

Edi Rama kishte planifikuar që gjatë të shtunës të ishte në qarkun e Fierit.

Ndërsa Sali Berisha deklaroi se do të vijojë takimet e tij elektorale, por duke respektuar disa rregulla të mortit.

Kryedemokrati tha se aktivitetet elektorale të Partisë Demokratike do nisin me një minutë heshtje dhe nuk do shoqërohen nga kolona zanore e fushatës.