Kryesore Rama: Ndjesë viktimave të padrejtësisë, ka ende prokurorë e gjykatës të pangopur

Rama: Ndjesë viktimave të padrejtësisë, ka ende prokurorë e gjykatës të pangopur

Kryeministri Edi Rama në nje mesazh të fundit për këtë vit i ka kërkuar ndjesë të gjithë viktimave të padrejtësisë.

Ai thotë se ka ende gjykatës dhe prokurorë të pangopur, në një sistem drejtësie që është ende duke u spastruar.

Rama: E di mirë që jemi ende larg drejtësisë që duam për Shqipërinë e fëmijëve tanë.

Ndjesë kujdo që edhe gjatë këtij viti ka pësuar në kurriz padrejtësinë e një sistemi në pastrim e sipër ku ka akoma prokurorë e gjykatës të padenjë e të pangopur.

I siguroj të gjithë viktimat e padrejtësisë, se jo vetëm e ndjej dhimbjen e tyre, por edhe dhimbja më bën më të vendosur për ti shkuar kësaj beteje deri në fund.