Ekonomi Rama: Në cilat kantiere ndërtimi do të rinisë puna

Rama: Në cilat kantiere ndërtimi do të rinisë puna

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se sektori i ndërtimit do të rifillojë punën, por jo në masë të madhe, duke respektuar kështu masat e ndërmarra në kuadër të luftës kundër koronavirusit.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se kantieret e ndërtimit do të nisin punën në zonat rurale të 7 qyteteve. Kryeministri thotë se ekonomia do të fillojë të vihet dalëngadalë në lëvizje.

“Kantieret rifillojnë me pikatore në zonat rurale të Elbasanit, Lushnjës, Shkodrës, Konispol, Borsh, Fushë-Krujë, Fier, duke garantuar rregullin e distancës së sigurtë për punonjësit. Ekonomia e luftës do të vihet me hapa shumë të matur në lëvizje, për të garantuar sa më shumë vende pune nën bombardim dhe frymëmarrjen jetike në shtëpinë tonë të përbashkët. Do të vazhdojmë të mbrohemi shumë fort, duke organizuar kundërsulme në pika nevralgjike për të siguruar rrugët e frymëmarrjes në muajt e ardhshëm. Durim dhe besim, si një trup i vetëm”, shkruan Kryeministri Edi Rama.