Kryesore Rama në Durrës: Tërmeti i djeshëm nuk është efektiv, nuk ka vend...

Rama në Durrës: Tërmeti i djeshëm nuk është efektiv, nuk ka vend për panik

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Durrësi se “nuk ka arsye që të mendojmë se tërmeti i djeshëm është ende efektiv, por ama nuk mund të parashikojmë dot”.

“Nuk ka vend për panik. Njerëzit duhet të jenë të qetë, edhe pse kjo është një fjalë goje dhe sidomos ata që kanë fëmijë të vegjël janë të mirëkuptuar në shqetësimin e tyre. Kush është i pasigurtë, ka në dispozicion 700 shtretër te konvaleshenca për të mirëpritur dhe strehuar çdo familje që ka nevojë për mbështetje psikologjike. Te stadiumi po bëhet gati infrastruktura për të qenë pika e parë pritëse për ata që duan të qëndrojnë jashtë shtëpisë”, tha Rama.

Ushtria, prefektët dhe policia kanë shkuar në qytetin e Durrësit dhe kanë nisur punën për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti i fuqishëm i ditës së djeshme.

Në stadiumin “Niko Dovana” janë ngritur çadra, ku do të mund të qëndrojnë të gjithë qytetarët që janë të pasigurtë për të qëndruar brenda banesës së tyre.