Politika Rama në Itali, takon kardinalin shqiptar dhe viziton muzeun e famshëm në...

Rama në Itali, takon kardinalin shqiptar dhe viziton muzeun e famshëm në Firence

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook disa foto nga vizita në muzeun “Uffizzi” në Firence, ku ndodhet prej ditës së mërkurë.

“Në muzeun e famshëm Uffizzi, së bashku me kardinalin shqiptar, Ernest Troshani, me ftesë të kryebashkiakut Dario Nardella”, shkruan Rama.

Kryeministri u nis të enjten drejt Firences, ku do të marrë pjesë në konferencën e 10-të të “The State of the Union”, me temë “Europa në një botë që ndryshon”.

E organizuar nga Instituti Europian i Firences, kjo konferencë do të diskutojë mbi rolin e Europës në zhvillimin botëror. Në takim do të jenë të pranishëm edhe ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio, e Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Layen.

Kryeministri Rama do të jetë një nga folësit e konferencës, rreth orës 15:00, ditën e enjte.

Firenze, Itali – Në muzeun Uffizzi, së bashku me kardinalin shqiptar, Ernest Troshani, me ftesë të kryebashkiakut Dario Nardella 🇦🇱🇮🇹

Posted by Edi Rama on Thursday, 6 May 2021