Kryesore Rama në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës: Më 30 qershor u...

Rama në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës: Më 30 qershor u votua për të drejtën, jo thjesht për të majtën

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në mbledhjen e bashkisë së Tiranës, nga ku u zgjodh edhe kreu i ri këshillit, Toni Gogu si dhe pritet betimi i Erion Veliaj për një mandat të dytë.

Shefi i qeverisë në fjalën e tij tha se këshilli bashkiak i shkuar ka qenë peng i konfliktit politik.

“Këshilli i shkuar ka qenë rëndom peng i politikës dhe është bllokuar me urdhra nga jashtë kësaj salle, por kjo nuk e ka penguar vendimmarrjen.

Në 30 qershor banorët e Tiranës votuan për të drejtën jo thjesht për të majtën. Dua t’iu nxis që të hartoni një plan të ri komunikimi, si përfaqësues të komuniteteve dhe të njësive bashkiakë në këtë këshill të vogël.

Kjo që çelet sot duhet të jetë një fazë e re edhe e platformës sonë së bashkëqeverisjes më njerëzit”, tha Rama.

Më tej kryeministri u shpreh se dëgjimi i njerëzve të zakonshëm dhe angazhimi për t’i bërë pjesë e qeverisjes është parësore.

“Është e pakuptimtë që këshilltarët të mos njohin zonat ku do punojnë dhe njerëzit”, tha Rama.

Rama tha se sidomos pritshmëritë nga bashkia e Tiranës janë të shumta.