Extra Rama në redaksinë e ‘La Repubblica’, foto me Vittorio Sgarbin

Rama në redaksinë e ‘La Repubblica’, foto me Vittorio Sgarbin

Kryemistri Rama u nis paraditen e sotme në Itali, menjëherë pas seancës plenare, për të dhënë një intervistë në ‘Porta a Porta’ në ‘Rai 1’ me gazetarin Bruno Vespa.

Kryeministri u shpreh se kishte vendosur të udhtonte ‘matanë detit’ për të sqaruar mediat atje në lidhje me lajmet e raportuara për situatën në Shqipëri.

Vetë Sgarbi ka postuar pak më parë një foto me Ramën në redaksinë e ‘La Repubblica’ me drejtorin Carlo Verdelli, gazetarin Giampaolo Cadalanu dhe ambasadoren e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri.