Politika Rama në Slloveni, takon homologun Jansa

Rama në Slloveni, takon homologun Jansa

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Sllovenisë dhe ka zhvilluar një takim me Kryeministrin Janez Jansa.

Në një postim në mediat sociale, kreu i qeverisë ka publikuar foto nga ky takim dhe shkruan se ka diskutuar për planin e madh të BE për investime në Ballkanin Perëndimor.

Rama shprehet se ka diskutuar dhe për procesin e integrimit te Shqipërisë dhe gjendjen politike dhe ekonomike të vendeve të rajonit.

“Me ftesë të kryeministrit të Sllovenisë, Janez Janša, në Bled për të diskutuar mbi Planin e Madh të Investimeve të BE në Ballkanin Perëndimor, ecurinë e procesit të integrimin europian në Shqipëri e në rajon, gjendjen politike dhe ekonomike të vendeve të rajonit, në kontekstin e përgatitjeve mbresëlënëse të Sllovenisë për mandatin e Presidencës së Bashkimit Europian vitin e ardhshëm”, shkruan kryeministri Edi Rama.