Kryesore Rama: Nesër i dërgoj Metës përsëri dekretin për Lleshin

Rama: Nesër i dërgoj Metës përsëri dekretin për Lleshin

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama do t’i dërgojë presidentit Ilir Meta ditën e nesërme dekretin për emërimin e Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm.

Rama ka thënë se dekreti do të shoqërohet me një “relacion shterrues” që do t’i japë mundësi Metës të krijojë bindjen e plotë për Lleshin.

“Nesër unë do t’i dërgoj përsëri dekretin, ku do ti propozoj dekretimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi, me një letër një relacion shterrues që të krijojë bindje, dhe në traditën e presidentit do t’i çoj një shkresë të detajuar për t’i dhënë mundësinë të rifutemi në binarët e Kushtetutës”, u shpreh kryeministri Edi Rama në emisionin “Real Story” në Vizion Plus.