Aktualitet Rama nga Qytet Studenti: Brenda mandatit të gjitha konviktet e transformuara

Rama nga Qytet Studenti: Brenda mandatit të gjitha konviktet e transformuara

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar pasditen e kësaj të shtune godinat e Qytetit të Studentit.

Më herët Rama inspektoi godinat e konviktit të Inxhinierisë.

Kreu i qeverisë tha se ka filluar puna në 9 konvikte në Qytetin Studenti, por qeveria nuk do ndalet dhe të gjitha godinat në konviktet e tjera në vend do të marrin një pamje tjetër.

“Me aktin normativ i kemi kaluar bashkisë së Tiranës 3 milionë Dollarë për të vazhduar me godina të tjera, por gjithashtu kemi dhe një grup tjetër konviktesh me KFW gjermane. Ambicia është që brenda mandatit të gjitha konviktet e Tiranës dhe Shqipërisë të vinë në stad tjetër. Me Bashkinë e Tiranës do vazhdojmë projektin e Kampusit Universitar, që sidoqoftë është një problem më vetë përsa i përket pronësisë. Kemi një situatë të rëndë më kthimin e pronave. E rëndësishme është që jemi shumë të qartë se çfarë duhet të bëjmë”, tha Rama.