Kryesore Rama-Nishani do përballen në gjyq, ish-presidenti padit kryeministrin

Rama-Nishani do përballen në gjyq, ish-presidenti padit kryeministrin

Pas akuzave të kryeministrit Edi Rama se vëllai i Bujar Nishanit ka kthyer mensën e Qytetit Studenti në lloto, ka reaguar ish-presidenti.

Ky i fundit ka paditur për shpifje kreun e qeverisë, duke i kërkuar që t’i vërtetojë me dokumente pretendimet e ngritura.

Ish-presidenti siguron se i vëllai as nuk ka tentuar, as nuk ka nuk ka privatizuar kurrë ndonjë objekt në Qytetin Studenti.

“Nishani e sfidon Edi Ramën, si njeriu që ka në dorë çdo pushtet dhe çdo zyrë publike, nga tatimet tek hipoteka, të bëjë publike dokumentet që provojnë se vëllai i ish presidentit është pronar i ish mensës në Qytetin Studenti apo ka kryer ndonjë aktivitet llotoje aty”, thuhet në njoftim.